Report TV - Krishtlindja, Veliaj: Tirana ka nevojë për më shumë shërbëtorë

  • 7 years ago
Mensat sociale të Bashkisë së Tiranës kanë ofruar sot një drekë festive për të gjithë ata të moshuar dhe njerëz në nevojë, që nuk kanë mundësi të festojnë si gjithë të tjerët.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe aktori i humorit Besart Kallaku në mensën sociale të Laprakës, u kanë shërbyer ushqim të moshuarve dhe njerëzve në nevojë.