Ora News - Skandali në BOOM: Burgu çnjerëzor i Zaharisë, dëshmi tronditëse (pjesa II)

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në vijim te trajtimit të problemeve të thella të institucioneve shqiptare në trajtimin e t sëmurëve mendorë, kamera e BOOM u ndal ne Burgun e Zaharisë aty ku ndodhen të sëmurë mendorë që kanë kryer krime por që gjykata i ka shpallur të papërgjegjshëm dhe për pasoje duhej te ishin për trajtim ne spital dhe jo ne ambientet e burgut. Përtej kësaj kushtet çnjerëzorë te jetesës aty që përbejnë një turp, kanë nxitur Avokatin e Popullit Totozani të kërkojë mbylljen dhe ministrin e Drejtësisë Manjani të premtojë zgjidhje në 2017.
Emisioni investigativ Boom ka kryer një vëzhgim në ambientet e brendshme të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale ne Zahari të Krujës.
Në këtë institucion të vuajtjes së dënimit ndodhen 225 te burgosur, 129 prej të cilëve kane kryer një krim por janë shpallur nga gjykata të papërgjegjshëm dhe aktualisht duhet te ishin duke u trajtuar ne spital psikiatrik dhe jo në burg.
Mjeku: Gjysma e të sëmurëve ose më shumë se gjysma, janë rreth 129 pacientë me mjekim të detyruar apo me shtrim të përkohshëm. 114 janë me mjekim të detyruar dhe 15 pacientë janë shtrim i përkohshëm. Këta janë ata që janë me sëmundje mendore dhe që kanë nevojë për një mjek psikiatër.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/skandali-ne-boom-burgu-cnjerezor-i-zaharise-deshmi-tronditese/