Stop - Kucove, te papunet ne pritje te dites se merkure! (11 nentor 2016)

  • 7 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & Klan;

Çdo të mërkurë të papunët në qytetin e Kuçovës mblidhen para bashkisë, pasi kryetari i saj Selfo Kapllani ka ditën e pritjes me popullin. Ata thonë, së janë dëshpërimisht në kërkim të një mundësie jetese. Ata ankohen në emisionin ?Stop? se presin me orë të tëra në rradhë, për të takuar kryetarin e Bashkisë Kuçovë. Ata shprehen se kryetari nuk i ndihmon për t?i punësuar në profesionin që ata zotërojnë prej vitesh, si përshembull murator, roje e të tjerë dhe tani gjenden në mëshirë të fatit e të papunë.
Ndërkohë nga ana tjetër, Kryetari i Bashkisë Kuçovë shprehet se janë të pavërteta fjalët që thonë të panunët, pasi çdo gjë është e dokumentuar. Janë mbi 1300 persona dhe shumë prej tyre, i ka pritur mbi 20 herë. Por sipas Kapllanit, ata duan punë të zgjedhur dhe mundësisht në bashki.

?Nuk është e vështirë fare për të më takuar, përkundrazi unë aty e kam të regjistruar që 80% e atyre që presin, i kam pritur mbi njëzet herë. Është e dokumentuar nga zyra e komunikimit, me emrat, datat kur janë bërë takimet, përgjigjet e kështu me rradhë."

Punë ka por duhen profesionistë apo jo?
"Ne në fakt kemi profesionistë, por i kemi të sektorit të naftës.?