Report TV - Digjet në Jalë autobusi i të rinjve të LRI-së? Kërpaçi: Asgjë e vërtetë

  • 7 years ago
Një autobus me të rinjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim është raportuar sot se ka marrë flakë në ecje e sipër, por lajmi është hedhur poshtë për Report Tv nga kryetarja e LRI-së Florinda Kërpaçi.

Në një intervistë të dhënë në linjë telefonike, Kërpaçi ka mohuar këtë fakt duke thënë se, autobusi është ndalur në rrugë, pasi motorri i tij ishte nxehur për shkak të udhëtimit, nddërkohë që pas normalizimit të situatës së tij ai ka vijuar udhëtimin.

?Nuk është aspak e vërtetë që autobusi ka marrë flakë. Ne jemi ndalur diku gjatë rrugës për në kampin e Jalës, pasi shoferi tha se është nxehur motorri dhe pas normalizimit të situatës kemi rinisur udhëtimin. Dua të qetësoj të gjitha familjet se jemi shumë mirë dhe jemi rrugës për në Jalë? u shpreh ajo.

Ndërkohë, edhe policia e Vlorës në një komunikim për mediat ka thënë se, pas njoftimit një automjet zjarrfikës është nisur drejt vendit ku u raportua por ajo u kthye mbrapsht, pasi nuk kishte asnjë zjarr në ndonjë automjet.