Operacione antidrogë në Shkodër dhe Fier. Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, ndërsa sekuestruar 15 kg kanabis dhe 500 gram kokainë. Në Shkodër, Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë arrestuan në flagrancë për veprën penale ?Prodhim dhe Shitje të Narkotikëve?: -Nexhmi Bushaj, 49 vjeç, banues në fshatin Kullaj, Shkodër. -Dritan Mataj, 38 vjeç, banues në fshatin Mes, Shkodër. Kapja e tyre u bë mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative. Gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: -Rreth 500 gram, pluhur i bardhë me ngjyrë dhe karakteristika të ngjashme me atë të lëndës narkotike të llojit ?Kokainë?. -15 kg, lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për hetime të mëtejshme.