Blushi: Rama nuk ia arriti të bëhej francez. Përçmon shqiptarët! Të bëhet maqedonas!- Ora News

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti socialist Ben Blushi ju drejtua sërish me fjalë Parlamentit duke bërë një sërë pyetjesh retorike. Gjatë fjalës së mbajtur në Parlament, ai tha:
Blushi: Foli sot ndonjëri në dobi të interesit publik? A foli ndonjëri në dobi të shqiptarëve? Çfarë ndodhi sot? Kjo ndodh prej gati dy vjetësh në këtë Parlament. U bë një garë dëmesh kush e ka dëmtuar më shumë Shqipërinë.
Kjo palë apo kjo palë! Kjo garë bëhet për dje. E kush ishte gara e ripërsëritur? Kush i ka kriminelët më të padukshëm?! Kush ka futur më pak njerëz me precedentë penalë?! Kush nga ata që ligji i dekriminalizimit duhet t?i kapi por që në fakt nuk po i kap për shkak të një pakti ndërpartiak?! Ka trafikuar më pak?!
Kush ka shitur më pak drogë?! Kush ka vrarë më pak?! Kush ka kriminelët më të ?butë??! Kjo do të thotë që gara e dëmeve ka për të vazhduar. Çfarë u tha prapë sot? Ishte një pikë që u fol për çështjen e energjisë elektrike. Kush ua ka shitur shqiptarëve më shtrenjtë energjinë elektrike, Partia Demokratike apo Rilindja?! Kush e ka dëmtuar më shumë konsumatorin. Kush nga dy palët edhe për një investim që lidh Shqipërinë dhe Kosovën për të shkëmbyer energjinë elektrike. Këtu u grindën palët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/blushi-dekriminalizimi-nuk-i-kap-te-inkriminuarit-per-shkak-te-paktit-nderpartiak/