Punonjësit e Uzinës së Naftës në Ballsh, kanë udhëtuar sot drejt Tiranës për të protestuar para Parlamentit. Me një pankartë të madhe ku shkruhej ?Korrupsion? ata protestojnë për pagat e prapambetura dhe për rivënien e uzinës në punë. ?Dua jetë dhe dinjitet. Dua bukë e dua të drejtë. Ne prodhojmë gjithë pasurinë, nuk durojmë dot varfërinë? thërrisnin në kor protestuesit. Pastaj protesta e tyre është zhvendosur para Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë dhe më pas para Kryeministrisë.