Gruevski: Zgjedhje pas 5 qershorit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Maqedonia ndodhet në udhëkryq, ndërsa liderët politik vazhdojnë të mbeten të ndarë në qëndrimet e tyre, pavarësisht ndërmjetësimit të ndërkombëtarëve. Duke folur për agjencinë ?Francë Press?, ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka deklaruar se partia e tij do të futet në zgjedhje edhe nëse do të ishte subjekti i vetëm që merr pjesë ne to. Ai shton se VMRO është e gatshme të mbajë zgjedhje të reja menjëherë pas konstituimit të kuvendit të ri dhe arsyeja sipas tij, është se nuk ka bazë ligjore për të anuluar procesin e 5 qershorit. ?BE dhe opozita nuk dëshirojnë të mbahen votimet, por askush nuk ka ofruar mundësi juridike për mënyrën sesi duhen anuluar ato?; përfundon Gruevski. Ndërkohë lideri i partisë më të madhe opozitare ka deklaruar se zgjedhjet e reja do të shtyhen, pasi nuk janë plotësuar kushtet për organizimin e tyre. Zaev shtoi se gjatë javë të gjitha partitë e tjera në Maqedoni do t?i kërkojnë kryeparlamentarit Veljanovski për të vendosur mbajtjen e tyre në një moment të dytë. - See more at: http://vizionplus.al/gruevski-zgjedhje-pas-5-qershorit/#sthash.cHqrfioL.dpuf

Recommended