Ora News –Kërkesa e Bashës për shkarkim, Dako: Sulm politik, ja si e njoh Lul Berishën

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Bashkisë së Durrësit ka reaguar pas kërkesës së artikuluar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha për shkarkim të tij.
Duke iu referuar Bashës si ish-kryebashkiaku i një partie që flinte në Bashki, Dako thotë se akuzat janë baltosje e emrit të tij nga PD.
Ai shton se Basha duhet ta dijë se këto janë procedura normale.
?Basha duhet ta dijë që kjo është një procedurë e zakonshme. Janë 36 persona që kanë përfituar referencë nga Bashkia, kemi marrëveshje me Shërbimin e Provës. Gjykata nuk ka vendosur ende për punë vullnetare për Lulzim Berishën.Me deklaratën e sotme Basha pengon vetingun?.
Dako i është përgjigjur dhe deklaratave të Blushit, që sipas tij hedh baltë për përfitime politike.
Kryebashkiaku i Durrësit nuk ka mohuar njohjen me Lulzim Berishën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kerkesa-e-bashes-shkarkim-dako-sulm-politik-ja-si-e-njoh-lul-berishen/