“Luftë trafikut të qenieve njerëzore” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne mbyllje te projektit per parandalimin e trafikimit te qenieve njerëzore zv/Ambasadori i Shteteve te Bashkuara tha se policia e prokuroria duhet të punojnë më shumë për evidentimin e këtyre rasteve. Sipas David Muniz në shumë procedime, viktimat cilësohen gabimisht si raste prostituimi. Ndërkohe sipas zëvendës ministres se brendshme, Elona Gjebrea, shifrat e procedimeve për këtë vepër kanë ardhur në rritje pasi në vitin 2013 kishte vetëm një person të dënuar për trafikim të qenieve njerëzore. Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2016, Shqipëria vazhdon të klasifikohet në kategorinë e dytë përsa i përket trafikut te qenieve njerezore. Raporti thekson se Shqipëria mbetet vend burimi ne trafikun e seksit dhe në punën e detyruar si brenda territorit, ashtu edhe në vende fqinje si Kosova, Maqedonia, apo Greqia.