I mituri: Më detyrojnë prindërit të lyp, nuk dua të dal jashtë se është ftohtë (VIDEO)

  • 8 years ago
Në këto ditë të ftohta dimëri kur secili prej nesh mundohet të vishet sa më mirë që ti shpëjtojë të fohtit Siberian që ka pushtuar vendin tonë, harrojmë se jashtë gjenden disa fëmijë të pambrojtur të cilët të mpirë nga i ftohti shtrijnë dorën për njëqind lek.

I trishtë ky realitet i këtyre fëmijëvë të cilët çdp ditë nga mëngjesi në darkë kërkojnë lëmoshë nëpër rrugë apo nëpër lokale për t’ja dorëzuar familjes.

Një video e publikuar nga një faqen “Welcome to Vlora” tregon një te mitur i cili endet rrugëve të Vlorës dhe lyp para.Albeu

Por një djalë ka filmuar bisedën me të dhe e pyet se kush e nxjerrë të lypë.

Fëmija i pafajshëm tregon se nxjerrin prindërit të lypë.

Kur djali i thotë fëmijës që të dalin dhe të kërkojnë prindërit, ai thotë se ka ftohte dhe se është më mirë të rrijë brenda në mjediset e lokalit!/Shqiperiaime

Recommended