BE kërkon zgjidhje për “murin” në Mitrovicë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkimi Evropian po kërkon zgjidhje me palët për çështjen e murit në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës. Zyrtare te zyrës se unionit ne Prishtine kane zhvilluar takime me përfaqësues ne te dy anët e qytetit te ndare, por ata nuk kane pranuar te japin komente per mediat. Ndërhyrja e Bashkimit Europian vjen ne kohen kur ne pjesën veriore te qytetit nisi ndërtimi i nje muri te ri, disa muaj pas heqjes se barrierave mbi lumin Iber dhe kur qeveria po zbaton projektin per parkun e paqes. E kontaktuar nga mediat, zedhenesja e zyrës se BE-se ne Prishtine ka deklaruar se per momentin mund te thuhet vetëm se jemi ne kontakt me te gjithë faktorët dhe po punojmë per gjetjen e nje zgjidhjeje te qëndrueshme. Kryeministri Mustafa është shprehur te enjten se muri ne Mitrovice do te trajtohet sipas ligjit dhe jo sipas forcës. Ndërkohe gjate kësaj te premteje, Ministria e Mjedisit ka deklaruar se veprimet per ngritjen e murit mbi lumin Iber janë te paligjshme, pasi gjithçka po kryhet pa marrjen e nje leje mjedisore. Edhe ministrja per dialog Edita Tahiri është shprehur se zyrtaret e komunës se Mitrovicës veriore po shkelin ligjin me kete ndërtim, por vete kreu i komunës pretendon se behet fjale per nje mur mbajtës, pjese e projektit per rivitalizimin e ures dhe zonës per këmbësore.

Recommended