Report TV - Për 3 netë radhazi "Opera për tre grosh" ngjitet në Teatrin Kombëtar

  • 7 years ago
Komedia ?Opera tre grosh? nga Vaclav Havel, ose siç njihet nga origjinali, Opera e lypsarit, do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar për tri netë me radhë. Bëhet fjalë për një komedi që është mbështetur në veprën e dramaturgut anglez të shekullit të 17-të Xhon Geit.

Haveli e ka zhveshur veprën e Geit nga burimi i saj muzikor, ka shkurtuar disa nga personazhet dhe është përqendruar në lojën plot mirësjellje në dukje, por në thelb të përgjakshme, të pushtetit midis Piçëmit, Mekit dhe Lokit.

Recommended