Korça ndez dritat e festës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Korça ndez dritat e festave te fundvitit. Mbi 20 mije persona i janë bashkuar kësaj atmosfere, tashme e kthyer ne tradite per qytetin juglindor ne prag te Krishtlindjes dhe vitit te ri. Ne festivalin e dritave kane marre pjese edhe shume vizitore qe fundjavën kishin zgjedhur ta kalonin ne Korçe. Qendra e qytetit, rrugët kryesore,pazari dhe rrugicat brenda lagjeve jane ndriçuar nga dritat shumëngjyrëshe. Bashkia e Korces ka planifikuar qe ky fundvit te jete ndryshe sa i përket dekorit. Ai është shtrire përtej qendrës, ndërsa ne shume zona te qytetit janë ngritur ambiente festive dhe panaire te ndryshme. E ndërsa dekori festiv tashme ka veshur qytetin, bizneset dhe bujtinat e Korces përgatiten per te pritur vizitore qe fundjavat apo mbrëmjet e festave kane planifikuar t?i kalojnë ne juglindje.

Recommended