Report TV - Djali i Remzi Hoxhës: Babai im u vra me urdhër të Sali Berishës

  • 8 years ago
?"Zhdukja dhe vrasja e babait tim është bërë me urdhër të Sali Berishës, në bashkëpunim me njerëzit e tij më të afërt". Kështu shprehet Ardian Hoxha, djali i biznesmenit shqiptar nga Shkupi, Remzi Hoxha, i cili prej 21 vitesh rezulton i zhdukur, pasi u rrëmbye nga SHIK-u.

Ndërsa nuk mungojnë hipotezat e ndryshme për fatin e tij, ku akuzohen ish-kryemiknistri Sali Berisha dhe ish-kreu i SHIK për Tiranë, Ilir Kumbaro i cili ndodhet në arrati.

Gjatë një lidhje telefonike për Report Tv, Ardian Hoxha thotë se Berisha gënjen kur thotë se nuk ka dijeni për fatin e Remzi Hoxhës. Ai i bën thirrje autoriteteve të zbardhin ngjarjen dhe të zbulojnë se ku ndodhen eshtrat e babait të tij.