Thaçi: PDSH e vetmja alternative - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
https://www.instagram.com/vizionplustelevizion/

Shqiptaret nuk do te ndihen me te shtypur nëse PDSH do te vije ne pushtet ne Maqedoni. Ne nje bashkëbisedim me zgjedhësit ne Zheline te Tetovës, Menduh Thaçi, deklaroi se programi i partisë se tij synon t?i japë fund padrejtësive per ta.

?Programi kombëtar synon te ndale represionin shtetëror ndaj shqiptareve. Ai ndalet me ligjet e amnistisë, per shqiptaret qe qëndrojnë kot neper burgje. Ligji i dyte i amnistisë është falja e te gjitha borxheve qe shqiptaret i kane shtetit?.

Thaçi deklaroi se per PDSH rruga e vetme është integrimi ne BE dhe NATO. Ndërsa rivali i tij nga BDI, Ali Ahmeti nga Struga kërkoi unifikimin e votës shqiptare, per te mos u shërbyer rrymave antikombëtare dhe antishqiptare. Përçarja e votës do te sillte sipas tij defaktorizimin e shqiptareve. Ne kampin e partive maqedonase, VMRO-DPMNE ka synuar te marre mbështetje duke thirrur ne fushate edhe politikane nga jashte vendit. Pas ministrit te jashtëm austriak ishte shefi i diplomacisë hungareze, Peter Sijarto, qe iu bashkua ish kryeministrit Gruevski ne cilësinë e anëtarit te Partive Popullore Europiane, ku ben pjese edhe VMRO. Ai theksoi se Gruevski dhe VMRO-DPMNE janë garancia e vetme për rrugën evropiane të Maqedonisë.

Recommended