Ora News – Basha në Gjirokastër: Pushtet për qytetarët, jo për një grusht njerëzish

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të përmbyllet proçesi i kthimit të Partisë Demokratike në një parti moderne europiane perëndimore. Ka qenë ky mesazhi dhe detyra e dhënë nga kryetari i Partisë Demokratike në aktivin e kësaj force poltike në Gjirokastër, për të gjithë drejtuesit e strukturave në degë.
Në aktivin e Partisë Demokratike në Gjirokastër, kryetari Lulzim Basha, foli për ndryshim të kësaj force politike, për ta shndërruar sipas tij në një formacion modern europian.
Basha: Partia Demokratike është e bashkuar dhe po bashkohet dhe po hapet gjithmonë e më shumë. Një ndryshim i madh i Shqipërisë nis nga brenda vetes tonë. Na duhet të përmbyllim procesin e kthimit të Partisë Demokratike në një parti moderne europiane perëndimore. Hapja e Partisë Demokratike ndaj çdokujt që do të vijë në këtë betejë e të bashkohet me ne, dhe nuk janë pak, dhe nuk janë vetëm simpatizantë, por edhe ish kundërshtarë që kanë identifikuar të keqen e madhe që kemi përballë.
Ndërsa gjatë takimeve në lagjet e qytetit të Gjirokastrës, Basha premtoi pushtet për qytetarët, ndërsa prioritet nën qeverisjen e tij, tha ai, do jenë shtresat në nevojë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-ne-gjirokaster-pushtet-per-qytetaret-jo-per-nje-grusht-njerezish/

Category

📺
TV

Recommended