72 vjet Çlirim, festohet nga veteranët dhe politikanët e majtë, ceremoni dhe në bashkitë e djathta

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në të gjitha rrethet e vendit 72 vjetori i clirimit është përkujtuar duke nderuar të rënët. Veteranët kanë vendosur kurora me lule në varrezat e dëshmorëve, ndërsa pjesë e ceremonive janë bërë edhe politikanë.
Edhe në bashkitë që drejtohen nga PD jane zhvilluar aktivitete në nder të kësaj dite të rëndsishme në historinë e Shqipërisë, por përfaqësuesit e këtyre njësive nuk janë bërë pjesë e tyre.
Nga Shkodra Spartak Braho i ktheu përgjigje kreut të shtetit për deklaratën e mbrëmbshme për të shpallur të pafajshëm viktimat e komunizmit.
Braho: ?Le të marrë iniciativë Presidenti t?i drejtohet Gjykatës që ajo të vendosë për pafajësinë njëri apo tjetrit. Nuk bëhet fjalë për viktimat e luftës por për viktimat e periudhës së komunizmit. Bëhet me vendim gjykate?.
Kritika ndaj Presidentin paten edhe veteranet
Veteran: Tania ta kërkojnë të bëhen patriot, jo në asnjë mënyrë nuk do ta pranojë populli jonë. Ne veteranët jo e jo por as populli jonë?.
Në Lezhë, veteranët nderuan me grushtin komunist, ndërsa e cilësuan të pafalshme mungesën e bashkisë. Edhe prefekti i Lezhës kritikoi Bashkinë
Deli Bishaj Kryetar i Komitetit te Veteranëve: ?Ata zyrtarë deputetë që ne i kemi votuar dhe nuk vijnë në ngjarjen më të nderuar, ata nuk dinë se kë duhet të përkujtojnë?
Eduart Ndreca, Prefekt i Qarkut Lezhë: ?Këto data janë përtej gabimeve të vogla janë data të tërrësisë kombëtare dhe ne duhet t?i respektojmë si të tilla?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/72-vjet-clirim-festohet-nga-veteranet-dhe-politikanet-e-majte-ceremoni-dhe-ne-bashkite-e-djathta/