“Skënderbeu” në skenën e TKOB - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Më shumë e njohin për muzikën e lehtë dhe klipet që ka publikuar dy vitet e fundit. Elson Braha, një zë i bukur i skenës operistike në Tiranë, ngjitet pas një pauze në Teatrin e Operas dhe Balelit me këtë kostum. Nën petkun e Skënderbeut, Elsoni u ngjit në skenë edhe në shfaqjen që u mbajt në kuadër të Samitit të Diasporës, nga Nikolin Gurakuqi, rol të cilin regjisori ia rikthen sot në mbrëmje në TKOB. Rrugëtimi i tij në TKOB nis në korin e këtij institucioni, e me vitet shkon deri në role kryesore si në shfaqjen Traviatta, ndërsa e justifikon mungesën e tij në skenë me largimin jashtë vendit. pranon se emocionet janë shumë të mëdha në opera, por ka zgjedhur të bëjë edhe muzikë të lehtë për një publik më të gjerë, se ai besniku i TKOB. Në mbyllje të bisedës, ai ka një ftesë për të gjithë. Nuk kushton asgjë për të shijuar operën ?Skënderbeu?, që ndërthur edhe baletin ?Halili dhe Hajria? mbrëmjen e 29 nëntorit në TKOB.

Category

📺
TV

Recommended