Report TV - Call Center,Jaka: Ligji rrezikon 25 mijë vende pune, t’u jepet kohë

  • 8 years ago
Ndryshimet e paralajmëruara të ligjit për industrinë Call Center nga shteti italian rrezikojnë seriozisht ekzistencën e rreth 25 mijë të punësuarve në këto kompani në Shqipëri.

Kreu i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka thotë se ligji në fjalë dëmton rëndë Shqipërinë, ndërkohë që zor t?i vijë në ndihmë Italisë. Sipas tij, shteti italian duhet t?u japë 2-3 vite kohë kompanive për t?u larguar nga Shqipëria, për të zbutur efektet për ekonominë tonë.

Jaka fajëson politikën shqiptare për këtë dëm të drejtpërdrejtë ndaj sipërmarrjeve tona. Ai thotë se politika shqiptare duhet të ketë një qëndrim të unifikuar në përpjekjet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pa i vënë shkopinj nëpër rrota këtij procesi.

Recommended