Report TV - Tiranë, bashkia nis rikonstruksionin e Rrugës së Çekrezës në Zall Herr

  • 8 years ago
Në vitin e dytë të mandatit, në fokus të investimeve të Bashkisë së Tiranës do të jetë përmirësimi i infrastrukturës në zonat rurale.

Rruga e Çekrezës në Njësinë Administrative Zall Herr është një nga investimet që sapo ka nisur të realizohet nga bashkia, një rrugë e re me standarde më të mira dhe sinjalistikë të plotë rrugore. Në nisjen e punimeve për rikonstruksionin e rrugës mori pjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili shprehu bindjen se ky investim do të përfundojë përpara afatit, për t?u ardhur në ndihmë banorëve të kësaj zone.

Category

📺
TV

Recommended