Report TV - Lezhë, rruga e degraduar banorët braktisin fshatin

Report TV

by Report TV

2 views
Janë vetëm 17 kilometra rrugë, por që janë kthyer në një makth për banorët.

Mbi 5 mijë banorë të Torovicës në Lezhë janë të detyruar të kalojnë çdo ditë përmes kësaj rrugë, e cila është totalisht e amortizuar.

Banorët thonë se i kanë humbur shpresat se kjo rrugë do të bëhet ndonjëherë, pasi prej 20 vitesh janë mësuar vetem më gënjeshtra të politikanëve sa herë që ka patur zgjedhje.

Përballë këtij realiteti, shumë banore kanë nisur ta braktisin Torovicen, e të tjerë janë gati për t?u larguar nga kjo zonë.