Report TV - Strehuan hebrenjtë gjatë luftës Veliaj nderon familjet tiranase

  • 8 years ago
Përmes një ceremonie të veçantë, Bashkia e Tiranës shpërndau simbolin e qytetit për familjet tiranase, të cilat gjatë Luftës së Dytë Botërore mikpritën në shtëpitë e tyre familjet izraelite.

Me këtë rast, në mjediset e Muzeut Kombëtar, u çel ekspozita me fotografi të familjeve izraelite që u strehuan në shtëpitë tiranase, ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nderoi me simbolin e qytetit nëntë familjeve tiranase, si dhe dy medaljone mirënjohje për shkrimtarët, që kanë shkruar për familjet hebreje.

Recommended