Report TV - Rama gjen Berishën te Samiti i Diasporës: Ju flisni dhe gjatë

  • 8 years ago
Gjatë bashkëbisedimit të zhvilluar pasditen e kësaj të shtune me përfaqësues të Diasporës shqiptare, në Pallatin e Kongreseve, kryeministri Edi Rama ka "gjetur" mes tyre një person me mbiemrin Berisha.

Shqiptari me banim në Kanada iu prezantua kryeministrit dhe ajo që tërhoqi vëmendjen ishte mbiemri i tij, Berisha. Ky ishe edhe momenti që u shfrytëzua për një batutë nga kryeministri, ndërsa salla u pushtua nga të qeshurat.

"Bëj pyetjen se ju Berishat keni një gjë që flisni gjatë shumë", iu drejtua Rama, duke atakuar indirekt ish-kryeministrin Sali Berisha.