PD, pro samitit te diasporës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ideja e një samiti per Diasporën mbështetet edhe nga opozita si nje lidhje qe shteti shqiptar duhet te investoje per ta forcuar vazhdimisht. Por per demokratet nje moment kaq i rëndësishëm ka nevoje per dy konsensuse te mëdha. Ish-ministri i jashtëm Aldo Bumçi, ve ne dukje se meqenëse lidhja me Diasporën është nje sfide qe i kapërcen kufijtë e nje mandati qeverisës, duhet marre edhe konsensusi i opozitës. Aldo Bumçi: Sikur te ndodhte vitin e pare, vitin e dyte e kuptoj qe do te kishte nje plan pune disavjeçar përpara por ne kemi fushatën zgjedhore qe do te filloje ne mars prill. Çfarë punësh do kryeje, çfarë detyrash do te leje; i takon qeverise qe do te dale, shumicës se re qe do te dale. Pra mungon nje plan i dakortesuar me opozitën qe pavarësisht nga rezultati zgjedhor te vazhdonte puna me Diasporën. Konsensusi i dyte qe duhet te ishte sipas PD ne themel te këtij samiti është ai me Kosovën.Aldo Bumçi: Diaspora nuk është e ndare me kufij. Jashtë kudo qe jetojnë; ne Evrope, ne Amerike e kudo tjeter ata jane shqiptare, pavarësisht nëse kane emigruar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi apo Presheva. Atëherë duhet te kemi nje qasje ndaj Diasporës, duhet te kemi atëherë dakortesi me Kosovën dhe me shqiptaret kudo qe janë ne rajon. Por Bumçi ve ne dukje dhe nje element tjetër, i cili ndikon ne lidhjet e Shqipërisë me Diasporën. Sipas tij, shteti shqiptar duhet te përpiqet te krijoje nje klime pozitive për te thithur investime nga shqiptaret qe jetojnë jashtë kufijve, t?i japë fund emërimeve politike dhe paqendrueshmerise ne administrate per t?u dhënë mundësi shqiptareve te kthehen ne vend si dhe te përmirësoje imazhin e vendit. Samiti per Diasporën nis pasditen e se premtes dhe do te zgjasë 3 dite; ne te do te marrin pjese 800 përfaqësues te Diasporës nga 40 shtete te botes.

Recommended