Ora News – Rama: PD bllokon me dhunë foltoren si ndërtim i radhës pa leje

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Aleanca për Shqipërinë Europiane përmbylli fushatën për zgjedhjet e pjeshme vendore që do të mbahen në Kolonjë të dielën.
Kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh se fitorja e kandidatit të majtë do të jetë një mesazh I fortë edhe për opozitën dhe ftoi të marin pjesë në masë në votime.
Ai përcolli dhe një qëndrim për bllokimin e foltores nga deputetët e opozitës ditën e djeshme
Edi Rama: Gjëja më e mirë që PD gjen për të bërë është të bllokojë me dhunë foltoren e parlamentit sikur është aty vendi për të bërë ndërtimin pa leje të radhës. Flisni me demokratët, mirëkuptojini demokratët, janë bashkëqytetarë, fqinj, kushërinj, farefis, kolonjarë dhe kolonjare të mbetur rrugëve, pa drejtim, pa program, pa alternativë, pa lidership, thuajini atyre se vota për Ilian është me vlerë dyfish.
Vetë kandidati i maxhoranxës premtoi angazhim të plotë për zhvillimin e qytetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-pd-bllokon-me-dhune-foltoren-si-ndertim-i-radhes-pa-leje/