Report TV - Dosjet, PD 'betejë' në Parlament: Maxhoranca shkeli premtimin

Report TV

by Report TV

0 views
TIRANE-Një mbledhje që ka zgjatur rreth 60 minuta me dyer të mbyllura por e fokusuar në një debat për qëndrimin e opozitës në parlament për ligjin e hapjes së dosjeve.

Burime nga grupi parlamentar demokrat bëjnë me dije se në fjalën e tij para deputetëve, kreu i opozitës e konsideron të papranueshëm përjashtimin e opozitës në përzgjedhjen e dy kandidaturave që zgjidhen nga Kuvendi si pjesë e strukturës së Autoritetit të Hapjes së Dosjeve.