Ora News - Transportonin 70 kg marijuanë nga Vlora në Durrës, pranga 5 të rinjve

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Një sasi prej 70 kg drogë e llojit marijuanë është sekuestruar nga policia e Durrësit, ndërsa pesë persona kanë përfunduar në pranga.
Operacioni i koduar ?Flash? përfundoi me sekuestrimin e të tre automjeteve.
Agjentët e Anti-drogës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë goditur një grup të rinjsh, të cilët në bashkëpunim më njëri-tjetrin transportonin lëndë narkotike nga njëri qytet i Shqipërisë në një tjetër.
?Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 15.11.2016, rreth orës 20:00, në lagjen Nr.14 Durrës janë kapur në flagrancë duke transportuar nga qyteti i Vlorës për në Durrës, me automjetet tip Benz me targa AA 263 FD me drejtues shtetasin Pilo Zanaj dhe mjetin tip B.M.W me targa AA 823 AY me drejtues shtetasin Besian Halka, një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit?Marjuanë?, e futur në 12 thasë me peshë rreth 70 kg?, sqaron policia.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/transportonin-70-kg-marijuane-nga-vlora-ne-durres-pranga-5-te-rinjve/