Report TV - Gomonia e djegur, trafikantët fshehën në pyll 224 kg drogë

  • 8 years ago
Një gomone me dy motorë, e ngarkuar me lëndë narkotike, u dogj mesditën e djeshme në Gjirin e Gramës, në Vlorë.

Sipas policisë, trafikantët për t'i shpëtuar forcave detare, i vunë flakën mjetit lundrues bashkë me kanabisin që ndodhej në të.

Policia e Vlorës bën të ditur se transportuesit e lëndës narkotike janë italianë, pasi gomonia me të cilën ata udhëtonin rezulton e regjistruar në shtetin fqinj.
Pasi kanë djegur gomonen, personat e paidentifikuar janë larguar në drejtim të paditur, ndërsa kanë fshehur në pyll rreth 224 kg kanabis.