Ora News – Banorët e Korçës ankesa për çështjen e pronave, gjykatën e bashkinë

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qytetarët e Korçës i janë ankuar Avokatit të Popullit për problematikat që ata kanë në përditshmërinë e tyre, dhe lista është e gjatë.
Totozani: ?Ka problematika që kanë të bëjnë me pronësinë, të moszbatimit të vendimeve gjyqësore , problematika që vendime të ndryshme të bashkisë të cilat sipas qytetarëve prekin pronën e tyre dhe aktivitetin tregtar të tyre e problematika në lidhje me rrugët?.
Zgjidhjen, avokati i Popullit e sheh tek reforma në drejtësi, për të cilën thotë se duhet të jetë e prekshme për qytetarët dhe duhet të pengojë ekzekutivin që të mos dhunojë ligjet.
Totozani: ?Në historinë tonë 100 vjeçare si shtet, ekzekutivët i kemi pasur vështirë t?i mbanim në rrethin që i vendos ligji, e kanë tejkaluar këtë kufi. Nuk duhet ta kalojnë këtë kufi sepse po kaloi kufiri që i ka vendosur ligji një organi shtetëror ai bëhet dhunues i të drejtave të njeriut?.
Avokati i popullit tha se e ardhmja e një vendi varet nga sistemi i drejtësisë dhe ai arsimor, për të cilët në Shqipëri tha se nuk funskionojnë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/banoret-e-korces-ankesa-per-ceshtjen-e-pronave-gjykaten-e-bashkine/