Ora News – KE rekomandon çeljen e negociatave. Vetingu kusht për vendimin e dhjetorit

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë duke e kushtëzuar me ecurinë e zbatimit të Reformës në Drejtësi e veçanërisht me ligjin e rivlerësimit të gjykatësve dhe prokurorëve.
Komisioneri për Politikat e Fqinjësisë dhe Bisedimet për Zgjerimin Johannes Hahn tha se reforma në drejtësi e Vettingu janë thelbësore për hapjen e negociatave.
Hahn: Shqipëria ka shënuar hapa progresivë për sa i përket të gjitha rekomandimeve që ne kemi parashtruar për procesin e hapjen e negociatave. Sa i përket hapave të rëndësishëm në reformën e drejtësisë dhe në ngritjen e institucioneve të reja, të cilat do të kenë një ndikim të madh në uljen e korrupsionit, dekriminalizimin por edhe në shkëputjen e drejtësisë nga politika. Duhet të shohim edhe ligjin e Vettingut, zbatimi i saktë i kësaj reforme do të shënonte edhe rezultate konkrete.
Në konferencën për mediat, komisioneri Johanes Hahn u pyet nga drejtorja e Informacionit në Ora News, Ilva Tare se çfarë nënkuptohet me progres të prekshëm në Drejtësi
Tara: Çfarë doni të thoni me progres te prekshëm dhe te besueshëm për sa i përket reformës në drejtësi në Shqipëri. Mund të duhen rreth dy vite për të ndërtuar institucionet e reja të drejtësisë. A do te thotë kjo se do te duhen te paktën dy vite për hapjen e negociatave? Ndërsa Vettingu është dërguar në Kushtetuese nga Opozita dhe unioni i gjykatësve gjithashtu po përgatitet për ta apeluar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hahn-zgjerimi-nuk-eshte-nje-shetitje-ne-park/