Ora News – “Rrno vetëm për me tregue”, Derhemi sjell historinë e At Zef Pllumit

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Rrno për me tregue?, monodrama e bazuar mbi veprën monumentale të At Zef Pllumit është ngjitur në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental. Për 1 orë e 5 minuta, aktori nën petkun e priftit françeskan përcjell mesazhin e një vepre të përjetuar dhe të konsideruar si ndërgjegja e kohës
?Edhe atëherë kur njerëzi nuk ka, kur njeriu kërkon t?i nxjerrë sytë të ngjashmit, kur edhe një lule pjeshke është një bukuri që vret, ti prapë nuk je vetëm?.
At Zef Pllumi jetoi dhe e dëshmoi këtë përmes veprës monumentale ?Rrno për me tregue?.
Një pjesë të këtij rrëfimi sa tronditës aq edhe shpresëdhënës vjen nën interpretimin e Arben Derhemit dhe regjinë e Milto Kutalit në skenën e re të Teatrin Kombëtar Eksperimental.
Mes një skenë të thjeshtë, me një derë burgu, një degë pjeshke dhe mes telave me gjemba simbol të kohës, Derhemi përcjell mesazhin e një vepre të përjetuar dhe të konsideruar si ndërgjegja e kohës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/rrno-vetem-per-me-tregue-derhemi-sjell-historine-e-at-zef-pllumit/

Category

📺
TV

Recommended