Ora News – Aksident në Mamurras, makina përplas për vdekje këmbësorin

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e sotme në superstradën Fushë Mamurras-Kurbin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, ku një automjet tip Benz me targë AA599BN ka përplasur për vdekje një këmbësor ndërsa kalonte rrugën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihet ende identiteti i viktimës.

Blutë kanë shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit, shtetasin Nik Nika , 51 vjeç, banues në Pukë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/aksident-ne-mamurras-makina-perplas-per-vdekje-kembesorin/