PS ndryshon ligjin për KLGJ dhe KLP, drafti në kuvend - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca ka vendosur te ndryshoje 104 nene te ligjit per organet e qeverisjes se drejtësisë, ligjit te fundit te paketës se reformës ne drejtësi, duke shfrytëzuar te drejten per te paraqitur amendamente 24 ore para seancës plenare. Pjesa me e madhe e këtyre amendamente synojnë te rregullojnë procedurën per 5 anëtaret e Këshillit te Larte Gjyqësor dhe 5 anëtaret e Këshillit te Larte te Drejtësisë qe zgjidhen nga parlamenti. Mazhoranca është tërhequr nga ideja qe filtri i pare per kandidatet per këto vende te realizohet nga avokatet dhe pedagoget duke ngritur nje komision te posaçëm, i cili ben vlerësimin e te gjithë aplikanteve dhe seleksionon ata qe plotësojnë kriteret.Kryetari i komisionit te pavarur Ad Hoc i përcjell sekretarit te përgjithshëm te kuvendit nje liste me emrat e kandidateve qe kane marre piket me te larta, por jo me shume se 10 kandidate dhe ne çdo rast jo me pak se trefishi i numrit te vendeve vakante.Por kjo zgjidhje ligjore duket se nuk gëzon mbështetjen e opozitës. Formula per zgjedhjen e 5 anëtareve te këshillit te larte gjyqësor dhe atij te prokurorisë ishte çështja e fundit qe u negociua kur u miratuan ndryshimet kushtetues ne 21 korrik. Sipas PD, parashikimet kushtetuese garantojnë kandidim te lire per te gjithë ata qe duan te aplikojnë dhe zgjedhjen e bën Parlamenti pa asnjë filtër. Per kete arsye, opozita e ka bere te qarte se ky ligj do te kete fatin e vetingut dhe do te çohet ne Gjykatën Kushtetuese.Amendamentet për KLGJ dhe KLP

Category

📺
TV

Recommended