Ora News – Gjirokastër, sekuestrohen 25 thasë me kanabis dhe 2820 bimë

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Gjirokastërës ka sekuestruar 25 thasë me kanabis në dy operacioni në Frashër të Përmetit dhe në Kurvelesh të Tepelenës.
Në këtë operacione ku janë angazhuar 75 forca policore u evidentuan dy hangarë që shërbenin për tharje të bimëve narkotike.
Po ashtu gjatë këtyre operacioneve u asgjësuan me anë të djegies 2820 bimë narkotike në proces tharje, si dhe 970 bimë të kultivuara.
Ndërkohë u shpallen në kërkim dy persona.
Operacioni i parë u zhvillua në vendin e quajtur Mbroshnik të fshatit Frashër të rrethit Përmet. Gjatë operacionit është evidentuar një hangar ku brenda të cilit u gjetën të varura në proces tharje 2500 dega të bimëve narkotike në proces tharje të cilat u asgjësuan në vend me anë të djegies.Gjithashtu u gjetën 25 thasë të mbushur me lëndë narkotike me peshë rreth 260 kg. Nga ana e Policisë Përmet është shpallur në kërkim shtetasi K.L., banues në Frashër, i cili në momentin e ndërhyrjes së Policisë ka mundur të largohet në pyll.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/867714/