Tiranë, grabitet pika e karburantit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Paralajmërimi i ministrit te brendshëm Tahiri per te shtuar sigurinë gjate natës ne pikat e karburantit, nuk rezultoi i kote. Kjo njësi shitjeje ne qafe Kashar është grabitur nga persona te armatosur e te maskuar. Ngjarja ndodhi në orën 03:12 minuta duke u gdhire e hëna. Sipas policisë, dy grabitësit kishin vendosur maska ne fytyre dhe ne duar mbanin pistoleta. Nën kërcënimin e armeve ata kanë arritur të marrin kasafortën e parave dhe janë larguar në drejtim të Durrësit. Dyshohet se grabitësit kanë marrë rreth 8.5 mln lekë të vjetra. Pas denoncimit, forcat e rendit shkuan pranë pikës së grabitur dhe vendosen patrulla ne superstrade. Por agresoret ishin të mirepergatitur, duke qene nje hap para policisë. Para se të largoheshin, grabitësit kanë shkatërruar serverin e kamerave të sigurisë, duke vështirësuar punën e policisë ne identifikimin e tyre. Pak dite me pare ministri Tahiri kërkoi nga përfaqësuesit e kompanive te karburanteve qe te vendosnin shërbim te automatizuar gjate natës, si dhe kamera me cilësi te larte, pikërisht per te shmangur grabitje te tilla.

Category

📺
TV

Recommended