Report TV - Protesta në Fier, procedohen 12 persona, kundërshtuan policinë

  • 8 years ago
FIER- Një ditë pas protestës së banorëve të fshatit Mbyet, policia e Fierit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 12 persona, të cilët akuzohen për grumbullim të paligjshëm, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve dhe kundërshtim të punonjësve të policisë. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se ka nisur procedimi penal për shtetasit: A.B, 30 vjeç, B.B, 59 vjeç, H.B, 59 vjeç, Xh.B, 62 vjeç, D.B, 45 vjeç, H.B, 57 vjeç, T.B, 60 vjeç, H.B, 54 vjeç, P.Z, 49 vjeç, E.Z, 24 vjeç, I.H, 53 vjeç, E.M, 33 vjeç, të gjithë banues në fshatin Mbyet.