Report TV - Bylykbashi: Kufi ligjor për shpenzimet në fushatë, Balla: Të forcohet KQZ

  • 8 years ago
Një KQZ më e fuqishme nga ajo që është aktualisht si dhe vendosja e një kufiri ligjor për shpenzimet e partive, i cili nëse kapërcehet të ndëshkohet, janë disa nga pikat mbi të cilat po punohet për amendimin e Kodit Zgjedhor.

Kanë qenë dy bashkëkryetarët e reformës elektorale, Oerd Bylykbashi dhe Taulant Balla ata te cilët kanë prezantuar këto ndërhyrje të mundshme ne ligjin e zgjedhjeve.