Ora News – Veliaj: Brenda nëntorit çlirojmë qendrën e Tiranës nga trafiku

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Festat e nëntorit do ta gjejnë qendrën e Tiranës të çliruar nga trafiku i rënduar. Kështu premtoi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndërsa inspektoi punimet për projektin e Unazës së Vogël, që po vijojnë me zhvendosjen e nënstacionit elektrik.
Veliaj: Me të mbaruar ky proces, që besoj do zgjasë edhe disa ditë, do të vazhdojmë me përfundimin e rrugës për të hapur Unazën e Vogël të Tiranës. Ajo që presim në këtë fazë të fundit është që, kur të vijnë festat e Çlirimit dhe të Pavarësisë, të na gjejë të çliruar nga trafiku dhe të pavarur nga rrëmuja e punimeve në qendër të Tiranës, për të pasur një çlirim dhe pavarësi edhe të Tiranës në fund të nëntorit.
Zhvendosja e nënstacionit do të bëhët nga teknikë dhe ekspërtë të huaj dhe po punohët në atë mënyrë që zhvendosja të mos sjellë probleme në furnizimin me energji elektrike. Ky proces do të kërkojë disa ditë dhe nënstacioni do të zhvendoset në një sipërfaqe të nëndheshme.
Veliaj tha se me ritmet me të cilat ka ecur puna deri tani, edhe sheshi ?Skënderbej? pritet të marrë formën e tij të plotë para afateve të përcaktuara në kontratë, duke i dhënë qendrës së Tiranës pamjen e merituar. Kryebashkiaku ka kërkuar sërish mirëkuptimin e qytetarëve për pengesat e krijuara gjatë kësaj kohe.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-brenda-nentorit-clirojme-qendren-e-tiranes-nga-trafiku/

Category

📺
TV

Recommended