Report TV - Ekskluzive/ Nëna e Matilda Makoçit rrëfen jetën e së bijës

  • 8 years ago
Rruga e Matilda Makoçit në aktrim ishte e shkurtër, por me gjurmë të thella në kinema dhe në teatër. Për aq role sa luajti, aktorja e re e viteve ?80-?90 krijoi menjëherë një profil të veçantë në ekranin e filmit shqiptar.

Me një bukuri ekzotike, me një vështrim plot zgjuarsi dhe gjeste të sofistikuara, ajo s?u harrua kurrë nga publiku edhe pse u largua nga ekrani për më shumë se 20 vjet.

Rikthimi ishte befasues në skenën artistike. Ajo bëhet protagoniste në ekspozitën ?Hare+m? të piktores Natasha Bega, që u çel të shtunën e kaluar.

Recommended