Politika shqiptare në Malin e Zi - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak ditë para zgjedhjeve parlamentare në Malin e Zi, krerë të partive politike dhe deputetë shqiptarë ne vendin fqinj, u konsultuan me Ministrin e Jashtëm Shqiptar Ditmir Bushati. Ai garantoi mbështetjen e Shqipërisë për popullsinë shqiptare atje, duke nënvizuar nevojën për faktorizimin e saj. Pak ditë më parë, tre partitë shqiptare në Mal të Zi ?Forca?, ?Unioni Demokratik i Shqiptarëve? dhe ?Alternativa Shqiptare? u bashkuan, duke krijuar një mundësi për një përfaqësim më të madh ne parlament. Kete e pohon per Vizion Plus edhe kreu i partisë ?Forca?, njëherësh kryetar i Komunës Uqin, Nazif Cungu. Megjithatë, ai shpreh shqetësimin se ka forca te tjera te vogla qe nuk i jane përgjigjur pozitivisht bashkimit. Aktualisht shqiptarët kanë tre deputetë, por asnjë ministër, ndonëse përbejnëpakicën më të madhe jo-sllave, me rreth 5% të popullsisë.