Burg për motrat tutore - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Tiranës ka lënë ne burg 4 nga 5 personat e akuzuar për trafik të qenieve njerëzore. Dy motrat Armonela e Ina Qama dolën përpara trupit gjykues dhe nuk pranuan akuzat e shfrytëzimit të prostitucionit. Edhe dy të prangosurit e tjerë Ledion Gjoni e Artdit Shmilli do te qëndrojnë ne qeli. I vetmi që fitoi lirinë ishte taksisti, Zamir Hodo, ndaj të cilit nuk u provuan akuzat e Prokurorisë. Nga hetimet e deritanishme rezulton se vajzat fillimisht shfrytëzoheshin në Tiranë e më pas dërgoheshin në vendet e BE-së, kryesisht Gjermani. Dy motrat Qama u premtonin punonte si modele ose këngëtare, por me pas ato detyroheshin forcërisht te prostituonin. Fitimet e mbledhura ndaheshin edhe me dy tutorët e tjerë Gjoni e Shmili. Baza e këtij rrjeti ishte në zonën e Unazës së Re, ndërsa trafikimi i dy femrave për në Gjermani se ishte përpjekja e pare e grupit.

Recommended