Një grabitje ka ndodhur në Maliq të Korçës, ku dy persona kanë hyrë në një banesë dhe kanë vjedhur një sasi parash. Policia e Korçës sqaron se ?rreth orës 02:00 në banesën e shtetasit Xh.Z, 60 vjeç, kanë hyrë dy persona të maskuar, të cilët dyshohet se e kanë kërcënuar dhe goditur këtë të fundit me sende të forta në prezencë të bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar plagë të lehta (pa probleme për jetën) dhe kanë mundur të marrin me dhunë, një sasi lekësh.?