Ora News - Veliaj orë mësimi më fëmijët e kopshtit për ndarjen e mbeturinave

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Meqenëse në qytetin e Tiranës do të nisë së shpejti procesi i ndarjes në burim të mbetjeve, kryebashkiaku Erion Veliaj, shfrytëzoi takimin me të vegjlit e kopshtit 25/a në Njësinë Administrative nr.4 për të improvizuar një orë mësimi duke u shpjeguar atyre ndarjen e mbeturinave në kosha të caktuar.
Veliaj: Kemi punuar për 6 muaj, por më vjen mirë që tani, në fillim të vitit shkollor e kapim kohën e humbur. Sshumë shpejt nëpër kopshte do të fillojnë edhe orët që do synojnë të edukojnë fëmijët se si të sillen me ambientin dhe hapësirat e përbashkëta. Një nismë kjo që do të nxisë fëmijët si t?i ndajnë mbetjet nëpër kosha të caktuar, duke i përzgjedhur mbetjet në të riciklueshme dhe të pa riciklueshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-ore-mesimi-me-femijet-e-kopshtit-per-ndarjen-e-mbeturinave/