Ora News – Abud: S’mund të kishim Konsull më të mirë se Ndroqi për Meksikën

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Juan José Guerra Abud është zyrtarisht Ambasadori i Meksikës për Shqipërinë, jo rezident, me seli në Romë të Italisë.
Me dorëzimin e letrave kredenciale Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ambasadori i Meksikës u dekretua për mandatin e tij diplomatik.
Një vizitë të rëndësishme Ambasadori Guerra Abud e zhvilloi në atë që konsiderohet tokë meksikane, ambjentet e Konsullatës së Nderit të Shteteve të Bashkuara të Meksikës, që i shërben fuqizimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Që nga hapja e Konsullatës së Nderit e drejtuar nga z.Ylli Ndroqi 4 vite më parë, Meksika ka ndërtuar një urë lidhëse për shtimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore.
Zyra e Konsullatës së Nderit është dera ku trokasin të gjithë shtetasit meksikanë për shqetësimet e tyre, por edhe qytetarët shqiptarë që duan të vizitojnë Meksikën.
Ylli Ndroqi: Në këtë ambjent besoj se ju keni gjetur një pjesë dhe një tokë të vockël të Meksikës në Shqipëri. Konsullata meksikane në Shqipëri ka bërë një punë të jashtëzakonshme këto katër vitet që është hapur, ka përfaqësuar një interes bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Meksikës dhe qytetarët meksikanë tashmë kanë një portë të hapur në Shqipëri dhe një Konsull Nderi që i pret. Sinqerisht ndihem mirë që qytetarët meksikanë sa herë gjenden në Shqipëri kërkojnë takim me Konsullin e Nderit të shtetit të tyre.
Për Ambasadorin, Juan José Guerra Abud, kjo është vizita e dytë në Shqipëri, e para vizitë zyrtare, pas asaj private në gëzimin familjar të Konsullit të Nderit Ndroqi ku dhe pati mundësi të shijonte bukuritë shqiptare dhe mikëpritjen mbresëlënëse.
Juan José Guerra Abud: ?Jam i nderuar që Presidenti më caktoi si Ambasador i Meksikës në Shqipëri. Gjëja e parë që më ka rënë në sy është se sa njerëz të mrekullueshëm ka ky vend. Për këtë arsye, por edhe për zhvillimin e impulseve të reja ekonomike, menduam që përmes Ambasadës në Romë dhe Konsullatës së Nderit në Shqipëri, shqiptarët të afrohen edhe më shumë me Meksikën. Unë mendoj se nuk ka nje person tjetër më të mirë se z.Ylli Ndroqi për të qenë Konsull Nderi i Meksikës. Jam i sinqertë se ju jeni Konsulli më i mirë që ne kemi në Shqipëri për të përfaqësuar Shtetet e Meksikës?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/abud-smund-te-kishim-konsull-me-te-mire-se-ndroqi-per-meksiken/

Category

📺
TV

Recommended