Fiks Fare, 6 Tetor 2016, Pjesa 2 - Investigative Satirical Show

  • 8 years ago
Tenderat

Qeveria ben tendera pasi u kalon afati dhe investimet nuk kane vlere
Flasin pushuesit dhe mjeku pohon qe ka mushkonja sidomos ne vendet ku ka rrjedhje ujerash
Pamje gjate sperkatjeve.
?Lufta? e Mushkonjave, tenderi per dezinsektimin ?Lufta? me mushkonjat. Tenderit prej 157 milionë lekësh të reja të zhvilluar nga ministria e Shëndetësisë. Tenderi u publikua në shkurt 2016, u zhvillua ne mars, fituesin ne APP e shpallen ne fun te qershorit, parate u levruan ne korrik. Nderkohe dezinsektimi duhet te fillonte qe ne fillim te majit
Kronika per tenderin e dezinsektimit. Loti i parë ka qenë për prefekturat e Shkodrës dhe Lezhës. I dyti për prefekturat e Tiranës dhe Durrësit, i treti për Fierin dhe i katërti për Vlorën.
Ky shërbim, pra spërkatja për mushkonja në zonat bregdetare dhe urbane ka një afat 2-vjeçar.
Fiks Fare bëri një vëzhgim në Qendrën Kombëtare të Biznesit, për të dy subjektet fituese. Siç rezulton nga këto ekstrakte, në momentin e bërjes së tenderit, të dy firmat fituese nuk e kanë pasur si objekt të veprimtarisë së tyre dezinfektimin. ?Pastrime Silvio? e ka shtuar në muajin prill të këtij viti, pra disa kohë pasi ishte hapur tenderi, ndërsa subjekti Fatos Lashi e ka shtuar dezinfektimin në muajin qershor... Pra, pas shpalljes si fitues, sipas buletinit të Agjencisë së Prokurimit Publik më 30 maj 2016!!! Fiks Fare, gjatë muajve të verës, ka vëzhguar dhe ka pyetur në zonat bregdetare. Fiks Fare pyeti për këtë tender në Ministrinë e Shëndetësisë. Zyra e shtypit pranoi fillimisht se do të përgjigjej për disa pyetje të dërguara nga Fiksi, por megjith këmbënguljen e vazhdueshme, përgjigjja ende nuk ka ardhur. Fiks Fare iu drejtua edhe dy firmave fituese. Njëra nuk ktheu përgjigje, ndërsa firma tjetër thotë që ne e kemi nisur dezinsektimin në korrik dhe dot a vazhdojmë deri në nëntor.
Fatos Lashi: Kemi filluar qe ne fillim te korrikut. Zonat me problematike eshte Golemi, Orikumi, Divjaka, Butrinti. Duhet te fillonim ne maj...
Tenderi i sinjalistikes ne plazhe
Orientimi i pushuesve, vendas apo të huaj, në plazhet shqiptare është një problematikë e hershme. Edhe gjatë sezonit që sapo u mbyll, mungonte sinjalistika. Nuk kishte tabela që të tregojnë emrat e plazheve, numrat e emergjencës, rojet bregdetare, shërbimin spitalor apo policor. Agjencia Kombëtare e Bregdetit u kujtua shumë vonë për të vendosur sinjalistikë.
Tenderi i pare do te behej ne 14 korrik, u shpallen procedurat, dhe per 45 dite duhet te vendosnin sinjalistiken, dhe i bie te vendoseshin ne fund te gushtit. Tenderi i pare u be ne 14 korrik
Auron Tare e pranon qe eshte shume vone ky tender, por justifikoeht se u ka ngrene kohe perkthimi i modelit anglez dhe levrimi i fondeve nga ministria 166 milione leke. Ky tender nuk u be as ne korrik, por do te behet ne 19 tetor. Nese shpallet fituesi edhe kete here, sinjalistika do te filloje te vendoset ne dhjetor, kur te filloje debora e pare
Kronika per sinjalistiken
Tenderi 2: mungesa e sigurisë në plazhe
Në shumë plazhe n...