Report TV - Qato:Venecia miratoi ligjin, pronarët afat deri në nëntor për dokumentet

  • 8 years ago
Komisioni i Venecias ka dhënë opinion pozitiv lidhur me ligjin kthimit dhe kompensimit të pronës në Shqipëri. Në një intervistë ekskluzive për Report tv, kreu i Agjencisë së Trajtimit të Pronës, Sonila Qato, thotë se zbatimi i ligjit tashmë do të vazhdojë normalisht.

Ajo thekson se të gjithë pronarët të cilëve u është publikuar emri në regjistrin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, kanë afat deri në muajin nëntor për të plotësuar dokumentacionin për të përfituar kthimin apo kompensimin e pronave të tyre.