Report TV - Izet Haxhia: Sali Berisha i kërkon ndihmë Athinës për zgjedhjet 2017

Report TV

by Report TV

3 views
Ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia, flet për një bosht Athinë-Beograd, i cili ka investuar dhe ka pasur rol përcaktues në karrierën politike të Sali Berishës gjatë tranzicionit shqiptar, në këmbim të shërbimeve kundër interesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe qeverive properëndimore të Tiranës.

Për Shqiptarja.com, Izet Haxhia shprehet se edhe rikthimi i shitjes së detit nga Sali Berisha, duke implikuar një vend të tjerë, është një shërbim ndaj Athinës dhe kundër interesave të SHBA dhe sigurisht edhe ndaj qeverisë ?Rama?, e cila sipas Haxhisë mbron linjën e Perëndimit.

Sipas Haxhisë, Sali Berisha nuk i është referuar Turqisë, por Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sa i takon vendit të tretë që ka influencuar në rrëzimin e marrëveshjes së detit. Por, Haxhia shton se Berisha ka urdhëruar mediat pranë tij t?i referoheshin Turqisë, për t?a vënë Ramën në shënjestër të sulmeve greke.