Report TV - Banka Botërore: Politika rrezikon ekonominë, kujdes zgjedhjet 2017

  • 8 years ago
Ekonomia shqiptare gjendet në një trajektore pozitive, me tregues inkurajues, por që mund të ndikohet nga klima politike veçanërisht gjatë vitit të ardhshëm zgjedhor.

Në një intervistë ekskluzive për Report TV, Kreu i Bankës Botërore për Shqipërinë, Tahseen Sayed, komenton ecurinë e ekonomisë së vendit, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimësisë së reformave veçanërisht kur vjen fjala te klima e të bërit biznes.

'Është normale që zgjedhjet e përgjithshme të kenë efekt negativ në ekonomi në raste të caktuara. Këto efekte mund të shfaqen në formën e ngadalësimit të reformave, apo të projekteve.

Por vërejmë se ecuria e deritanishme e reformave ka qenë domethënëse, dhe e mjaftueshme për të siguruar vazhdimësinë e tyre edhe pas përfundimit të zgjedhjeve dhe përcaktimit të qeverisë së re'.

Category

📺
TV

Recommended