Report TV - Gjirokastër, nostalgjikët përkujtojnë 108-vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës

  • 8 years ago
Edhe pse moti ka qenë jo i qëndrueshëm apo dhe nga frika e tërmeteve që kanë lënë gjirokastritët tërë natën jashtë, kjo nuk i ka penguar idhtarët e Enverit, të festojnë 108-vjetorin e lindjes së idhullit të tyre.

Një grup nostalgjikësh gjirokastritë kryesisht të moshuar, u bashkuan si dikur, për të përkujtuar komandantin e tyre legjendar, udhëheqësin shpirtëror për 41-vjet me radhë, Enver Hoxhën.

Destinacioni përkujtues i 108-vjetorit të lindjes, ishte oborri i jashtëm i shtëpisë së lindjes së ish diktatorit në lagjen ?Palorto? një cep i të cilës, ishte rezervuar enkas, për enveristët të cilët sillnin ndër kujtesë vitet e ndritshme të socializmit dhe të diktaturës së proletariatit që mbizotëronte në Shqipëri, për aq kohë sa udhëhiqej nga Hoxha.

Vlerësimi i tyre ka qenë maksimal për figurën e Hoxhës ndonëse për ta, ajo është e pacënueshme nga balta që i është hedhur në 26-vitet e demokracisë në vend.